Rreth Albsig Invest

HISTORIA
Albsig Invest Sh.a. është një Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Privat dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive. Shoqëria operon si shoqëri aksionare me seli qendrore në Bulevardin “Bajram Curri”, “Downtown One”, Albsig HQ, Kati 16, 1010, Tiranë, Shqipëri, dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më datë 04.10.2019.
Shoqëria është licencuar si Shoqëri Administruese nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), me vendimin nr. 210, datë 22.11.2019, duke u pajisur me licencën nr. 5, pa afat. Kjo licencë i mundëson Albsig Invest të:
- administrojë fondet e pensionit privat,
- mbledhë dhe investojë fondet e akumuluara,
- kryejë pagesat e pensioneve,
- administrojë asetet e sipërmarrjeve të investimeve kolektive.
Në vijim të këtij vendimi, AMF miratoi gjithashtu krijimin e Fondit të Pensionit Privat Albsig.
Më pas, me vendime të veçanta të Bordit të AMF-së u miratuan edhe:
Fondi i Investimit Albsig Standard, me vendimin nr. 255, datë 30.12.2019,
Fondi i Pensionit Privat Smart Pension, me vendimin nr. 96, datë 28.04.2022.
Aktiviteti i Albsig Invest Sh.a. mbikëqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në përputhje me ligjin nr. 9572, datë 03.07.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Struktura e Aksionerëve të Shoqërisë Administruese
Aksioneri i vetëm i shoqërisë është Albsig Jetë Sh.a, i cili zotëron 100% të aksioneve. Shoqëria Administruese mund të ketë nën administrim një ose disa fonde pensioni dhe një ose disa fonde investimi ne të njëjtën kohë. Aktualisht Albsig Invest Sh.a ka nën administrim tre fonde:
- Fondin e Pensionit Privat Albsig
- Fondin e Pensionit Privat Smart Pension
- Fondin e Investimit Albsig Standard
Objektivat e Shoqërisë Administruese
Mbledhja dhe investimi i fondeve të pensionit vullnetar si dhe kryerja e pagesave të pensionit;
Mbledhja dhe investimi i fondeve të pensionit vullnetar si dhe kryerja e pagesave të pensionit;

MISIONI
- Informimi dhe edukimi i investitorëve mbi investimin në fonde pensioni dhe fonde investimi;
- Këshillimi i klientëve dhe orientimi i tyre drejt vendimmarrjes së duhur të investimit;
- Menaxhim cilësor të aseteve me qëllim kthime të kënaqshme nga investimi;
- Qeverisje të mirë të korporatës dhe transparencë maksimale për investitorët;
- Krijimi i alternativave të ndryshme investimi me qëllim që çdo investitor të mund të gjejë mundësinë e kërkuar të investimit.
VIZIONI
Mbledhja dhe investimi i fondeve të pensionit vullnetar si dhe kryerja e pagesave të pensionit;
MISIONI
Ofrimi i alternativave të përshtatshme për investitorët, ku çdokush të mund të gjejë mënyrën e duhur të investimit, duke u mbështetur tek:
- Informimi dhe edukimi i investitorëve mbi investimin në fonde pensioni dhe fonde investimi;
- Këshillimi i klientëve dhe orientimi i tyre drejt vendimmarrjes së duhur të investimit;
- Menaxhim cilësor të aseteve me qëllim kthime të kënaqshme nga investimi;
- Qeverisje të mirë të korporatës dhe transparencë maksimale për investitorët;
- Krijimi i alternativave të ndryshme investimi me qëllim që çdo investitor të mund të gjejë mundësinë e kërkuar të investimit.
VIZIONI
Mbledhja dhe investimi i fondeve të pensionit vullnetar si dhe kryerja e pagesave të pensionit;

Organet Drejtuese:
Z. Irfan Lami – Kryetar i Këshillit të Administrimit
Z. Dritan Kastrati – Anëtar i Këshillit të Administrimit
Z. Elvis Beqiri – Anëtar i Këshillit të Administrimit
Z. Elton Korbi – Anëtar Ekzekutiv i Këshillit të Administrimit
Z. Admir Ramadani – Anëtar Ekzekutiv i Këshillit të Administrimit