Fondi i Pensionit Privat "Albsig"
SHKARKO DOKUMENTIN

Fondi i Pensionit Privat "Albsig"
Elementet kryesorë të politikës së investimit:
- Objektivi: Rritje të të ardhurave duke ruajtur principalin.
- Toleranca për Rrezik: E ulët.
- Horizonti i Investimit: Afatgjatë (10-30 vjet).
- Likuiditeti: I ulët.
- Strategjia e Investimit: Fondi do të ndjekë strategjinë e investimit të aktiveve sipas detyrimeve.
Kontributet e Anëtarëve në Fondin e Pensionit
Çdo pagesë kontributesh do të kryhet në numrin e llogarinë së Fondit IBAN AL76 2061 1004 0000 1003 2114 7100, të hapur pranë bankës depozitare, Banka Tirana Sh.a, me të cilin Shoqëria Administruese ka lidhur një marrëveshje, e depozituar pranë AMF-së.
Kontributet e investuara në Fond shndërrohen nga Shoqëria Administruese në kuota pensioni. Çdo kuotë përfaqëson një pjesë përpjestimore të pronësisë në asetet e Fondit. Vlera Neto e Aseteve të Fondit përllogaritet duke shumëzuar numrin total të kuotave me çmimin e tyre të ditës.
Shembulli i blerjes së një kuote pensioni:
Nëse pas një periudhe të caktuar çmimi i kuotës do rritej në 1,600 Lekë, vlera e aseteve të anëtarit do jetë e barabartë me 2 (kuota) x 1,600 lekë = 3,200 lekë.
Kur një anëtar në Fond ndërpret përkohësisht apo përgjithmonë pagesën e kontributit, ai mbetet anëtar në Fond me të drejta si anëtarët e tjerë të fondit të pensionit.
ANËTARESIMI DHE TË DREJTAT E ANËTARIT
Mënyra e Aderimit në Fond
Skema Profesionale: Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi (individi) kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin (individin).
Skema Individuale: Në skemën individuale vetëm individi (punëmarrësi) kontribuon në masën e dëshiruar.
Çdo person mund të anëtarësohet në Fond duke nënshkruar një kontratë anëtarësimi individuale nëse do anëtarësohet në mënyrë individuale, apo një deklaratë për pranimin e pjesëmarrjes në një fond pensioni privat të përzgjedhur nga punëdhënësi i tij. Sipas kontratës apo deklaratës së nënshkruar, Shoqëria Administruese do të hapë një llogari personale për çdo Anëtar në regjistrin e Fondit.
Anëtari ka të drejtat e mëposhtme:
- Anëtari, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e kryerjes së kontributit të parë në llogarinë e Fondit, mund të zgjidhë pa penalitet kontratën e anëtarësimit në Fond, pa përmendur arsye të veçanta, duke njoftuar me shkrim ose me postë elektronike Shoqërinë Administruese. Shoqëria Administruese duhet t'i kthejë Anëtarit vlerën e kontributeve të paguara në llogari, përfshirë kthimin nga investimi, përjashtuar komisionin vjetor të administrimit për atë periudhë.
- Të ketë në çdo kohë pronësinë e aktiveve të investuara në Fond dhe një kthim nga investimi;
- Të përfitojë pagesën e menjëhershme të vlerës neto të aktiveve ose pagesat periodike në formë pensioni sipas kushteve dhe procedurave ligjore;
- Të informohet të paktën 1 (një) herë në vit në mënyrë elektronike mbi gjendjen e llogarisë së pensionit.
- Të pajiset me dokumentin që vërteton pagesën e kontributeve në llogarinë e tij dhe konvertimin e tyre në kuota.
- Të transferojë aktivet e akumuluara në një fond tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një shoqëri administruese tjetër. Në rastin e transferimit të aktiveve, Anëtari përfundon kontratën e mëparshme si dhe lidh një kontratë anëtarësimi në Fondin tjetër.
- Të ketë një Fond Pensioni të trashëgueshëm në rastet kur Anëtari humb jetën.
- Të përcaktojë masën e kontributeve që do të paguajë, frekuencën dhe mënyrën e pagesës së kontributit, të ndryshojë këtë shumë si dhe dinamikën e pagesës së kontributeve, sipas zgjedhjes.
PAGESA E PENSIONEVE
Shoqëria Administruese do të ushtrojë edhe veprimtarinë e kryerjes së pagesave të pensionit.
- Çdo Anëtar i Fondit, sipas zgjedhjes, ka të drejtë të përfitojë nga pagesa e menjëhershme e vlerës neto të aktiveve në llogarinë e vet, ose nga pagesa periodike në formë pensioni që i përgjigjen kësaj vlere, pa penalitet, vetëm kur përmbush kushtet e mëposhtme:
- Kur mbush moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm që zbatohet për atë Anëtar;
- 5 vjet përpara se të mbushë moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm;
- Kur bëhet i paaftë për punë në mënyrë të përhershme dhe që vërtetohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Me lindjen e së drejtës së marrjes së pagesës së pensionit pa penalitet, aktivet e akumuluara mund të tërhiqen në format e mëposhtme:
- Pagesë e menjëhershme;
- Pagesë periodike mujore e planifikuar jo më pak se 2 vjet;
- Përdorim i vlerës neto të aktiveve të llogarisë së vet, për të blerë një kontratë të sigurimit të jetës në formë “të përvitshme” të lëshuar nga një shoqëri e sigurimit të jetës;
- Kombinim i mënyrave të cituara në pikat 1, 2 dhe 3 më sipër.
Në rastin e tërheqjes së parakohshme Shoqëria Administruese do të aplikojë penalitete të cilat do të llogariten mbi vlerën neto të aseteve dhe më konkretisht:
- 2% (dy përqind), për çdo tërheqje të parakohshme të kryer pas 20 vitesh nga data e kontributit të parë;
- 5% (pesë përqind), për çdo tërheqje të parakohshme kryer në periudhën kohore që fillon pas 10 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 20 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 20-të;
- 10% (dhjetë përqind), për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon pas 5 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 10 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 10-të;
- 15% (pesëmbëdhjetë përqind), për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore deri në 5 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 5-të;
- Në rastin e vdekjes së Anëtarit penaliteti i tërheqjes së parakohshme nuk aplikohet.
Shoqëria Administruese do të aplikojë tarifat e mëposhtme:
Tarifa e administrimit të Fondit do të jetë 2.5% (dy pikë pesë përqind) në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit. Vlera neto e aseteve përbëhet nga vlera e përgjithshme e aseteve e zvogëluar nga zbritja e detyrimeve dhe tarifave deri në datën e vlerësimit;
Në rastin e transferimit të aseteve nga Anëtari në një Fond tjetër të menaxhuar nga një Shoqëri tjetër Administruese, tarifa që do të aplikohet do të jetë 0.5% (zero pikë pesë përqind) e shumës së transferuar.
Komisione të tjera:
Nuk ka komision për anëtarësim.
Nuk ka komision për transferim të fondeve në një fond tjetër (brenda 30 ditëve nga njoftimi për ndryshime në politikën e investimit).
Nuk ka komision për mbyllje apo për ndërprerje të kontributeve.
LEHTËSITË TATIMORE PËR ANËTARIN
Në bazë të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” dhe ligjit nr. 76/2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”, ofrohen këto lehtësi për anëtarët:
- Zbritje nga të ardhurat personale: Kontributet në Fond zbriten deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi.
- Përjashtim nga tatimi për kthimin e investimit: Fitimet nga investimet e Fondit nuk tatohen.
- Kontributet e punëdhënësit pa tatim: Nuk konsiderohen të ardhura personale të Anëtarit.
- Përjashtim nga TVSH-ja: Blerja e kuotave dhe shërbimet e depozitarit janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
- Tatim i ulët për pagesat periodike: Pagesat mbi 2 vite tatohen vetëm për kthimin nga investimi.
- Tatim për pagesat e menjëhershme: Pagesat para 2 viteve tatohen sipas legjislacionit mbi të ardhurat personale.
- Lehtësi për kontratat e sigurimit të jetës: Trajtohen si pagesat periodike të pensionit.