Skip to content

Fondi i Pensionit Privat "Smart Pension"

Fondi i Pensionit Privat "Smart Pension"

Fondi i Pensionit Privat “Smart Pension” ofron një mënyrë kursimi me kontribute të përcaktuara të njohur ndërkombëtarisht, duke u mundësuar individëve një burim të ardhurash shtesë përtej pensionit shtetëror. Ky fond është krijuar si një alternativë për të adresuar sfidën e sistemit shtetëror të pensioneve, i cili nuk garanton një nivel të kënaqshëm të ardhurash për shumicën e popullsisë në Shqipëri.

Licencimi dhe Mbikëqyrja:

“Smart Pension” është licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), me vendim nr. 96, datë 28.04.2022, duke siguruar që fondi operon në përputhje me standardet ligjore dhe rregullat më të mira të menaxhimit financiar.

Menaxhimi Profesional:

Fondi menaxhohet nga Shoqëria Administruese “Albsig Invest” sh.a, e licencuar nga AMF për menaxhimin e fondeve të pensionit dhe fondeve të investimit. Shoqëria ofron ekspertizë të lartë për të garantuar rritjen dhe stabilitetin e kursimeve tuaja.

Pse të zgjidhni “Smart Pension”?

Për më shumë informacion mbi karakteristikat e plotësuara të fondit, ju ftojmë të lexoni dokumentin “Prospekti i Fondit të Pensionit Privat Smart Pension”.

Duke aderuar dhe aktivizuar një plan të rregullt kursimesh, ju garantoni përfitimin maksimal nga ky fond.

Investoni sot me “Smart Pension” për një të ardhme financiare më të qëndrueshme!

Politika e Investimit:

Mënyra e Aderimit në Fond

Skema Individuale: Në skemën individuale vetëm individit (punëmarrësi) kontribuojnë në masën e dëshiruar.

Shoqëria Administruese në bashkëpunim me Bankën Kombëtare Tregtare(BKT), ka mundësuar që anëtarët të mund të aplikojnë për t’u aderuar në fond nëpërmjet aplikacionit BKT SMART të BKT-s. Ç’do individ që zotron një llogari pranë BKT-s dhe përdor aplikacionin BKT SMART shumë lehtë mund të aplikoj për anëtarësim. Për klient të tjerë individ që kërkojnë të aderojnë në fond, duhet të paraqiten pranë zyrave tona pranë: Bulevardi “Bajram Curri”, Albsig HQ, Kati 16, 1010 Tiranë, Shqipëri.

Skema Profesionale: Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi (individi) kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin (individin).

Kontributet e Anëtarëve në Fondin e Pensionit

Çdo pagesë kontributesh do të kryhet në numrin e llogarinë së Fondi: ALBSIG SMART PENSION FUND prane BANKA KOMBËTARE TREGTARE IBAN:AL3620511007000803BLFIRLALLF, të hapur pranë bankës depozitare, Banka Tirana Sh.a, me të cilin Shoqëria Administruese ka lidhur një marrëveshje, e depozituar pranë AMF-së.

Kontributet e investuara në Fond shndërrohen nga Shoqëria Administruese në kuota pensioni. Çdo kuotë përfaqëson një pjesë përpjestimore të pronësisë në asetet e Fondit. Vlera Neto e Aseteve të Fondit përllogaritet duke shumëzuar numrin total të kuotave me çmimin e tyre të ditës.

Nëse pas një periudhe të caktuar çmimi i kuotës do të rritej në 1,600 Lekë, vlera e aktiveve të Anëtarit do të jetë e barabartë me 20 (kuota) x 1,600 Lekë = 32,000 Lekë. Kur një Anëtar në Fond ndërpret; përkohësisht apo përgjithmonë pagesën e kontributit; Ligji i jep të drejtë të mbetet Anëtar në Fond me të drejta si anëtarët e tjerë të Fondit.

Pagesa dhe Përfitimet për Pension

Asetet e akumuluara mund të tërhiqen në format e mëposhtme:

  1. Pagesë e menjëhershme;
  2. Pagesë periodike mujore e planifikuar jo më pak se 2 vjet;
  3. Përdorim i vlerës neto të aktiveve të llogarisë së vet, për të blerë një kontratë të sigurimit të jetës në formë “të përvitshme” të lëshuar nga një shoqëri e sigurimit të jetës;
  4. Kombinim i mënyrave të cituara në pikat 1, 2 dhe 3 më sipër.

PAGESA E PENSIONEVE

Shoqëria Administruese do të ushtrojë edhe veprimtarinë e kryerjes së pagesave të pensionit.

  1. Çdo Anëtar i Fondit, sipas zgjedhjes, ka të drejtë të përfitojë nga pagesa e menjëhershme e vlerës neto të aktiveve në llogarinë e vet, ose nga pagesa periodike në formë pensioni që i përgjigjen kësaj vlere, pa penalitet, vetëm kur përmbush kushtet e mëposhtme:
  2. Kur mbush moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm që zbatohet për atë Anëtar;
  3. 5 vjet përpara se të mbushë moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm;
  4. Kur bëhet i paaftë për punë në mënyrë të përhershme dhe që vërtetohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në rastin e tërheqjes së parakohshme Shoqëria Administruese do të aplikojë penalitete të cilat do të llogariten mbi vlerën neto të aseteve dhe më konkretisht:

Tarifat dhe Komisionet e Shoqërisë Administruese

  1. Tarifat e Fondit:
    • Komisioni vjetor i administrimit: 1.2% e vlerës neto të aseteve, i mbajtur dhe paguar çdo muaj.
    • Komisioni i depozitarit: Maksimumi 0.17% e vlerës neto, i mbajtur dhe paguar çdo muaj.
    • Komisioni i AMF: 0.05% e vlerës së aseteve, i mbajtur dhe paguar çdo muaj.
    • Komisioni i Audituesit të Jashtëm: Sipas marrëveshjes, i mbajtur çdo ditë dhe paguar një herë në vit.
    • Komisionet e transaksioneve: Ato do të ngarkohen në momentin e transaksionit.

Kostoja totale vjetore nuk do të kalojë 1.5% të vlerës neto të aseteve.

  1. Komisionet për Anëtarët:
    • Komisione bankare: Për transfertat e fondeve sipas kushteve të bankave.
  2. Transferimi i Aseteve:
    • Tarifa për transferim në një Fond tjetër është 0.5% e shumës së transferuar.
  3. Njoftimi për Rritjen e Tarifave:
    • Rritjet e tarifave do të njoftohen anëtarëve të paktën 6 muaj përpara.
  4. Drejtimi për Tarifat:
    • Shoqëria Administruese mund të mos aplikojë disa komisione/tarifa për të ruajtur performancën e Fondit.