Përfitimet nga Anëtarësimi në Fondin e Pensionit Privat Albsig
SHKARKO DOKUMENTIN

Përfitimet nga Anëtarësimi në Fondin e Pensionit Privat Albsig
- Përfitimet për Individin
Kufirit maksimal i kontributit
Kontributet periodike janë të zbritshme nga të ardhurat personale për efekt llogaritjeje tatimi, ku kufiri maksimal mujor që mund të përjashtohet është paga minimale e vendit, aktualisht 40,000 lekë në muaj (rreth 480,000 lekë në vit).
Tatimi mbi pagesat periodike
Pagesat mujore të pensionit tatohen vetëm për kthimin nga investimi, me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale, nëse tërheqja bëhet për një periudhë jo më pak se 2 vjet me këste.
Investimet e përjashtuara nga tatimi
Investimet në fond janë të përjashtuara nga tatimi mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali (në ndryshim nga një investim që bëhet në mënyrë individuale ku tatohet e ardhura e interesit dhe e kapitalit);
Trashëgueshmëria
Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit privat është i trashëgueshëm sipas akteve ligjore në fuqi që rregullojnë trashëgiminë;
Menaxhim profesional dhe diversifikim
Investimet kryhen nga profesionistë shumë të specializuar për të kryer investimet më të duhura për fondin e pensionit, e cila ndikon pozitivisht mbi normën e kthimit; Avantazhi kryesor i fondeve të pensionit privat në krahasim me investimet individuale, është mundësia e diversifikimit që ofrojnë fondet;
Fleksibilitet dhe pagesa pensioni
Mundësia e kthimit të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
Kontribute të vogla dhe automatizim
Depozitim i shumave të vogla nën minimumin e kërkuar të depozitave dhe të bonove dhe mundësia e kryerjes së pagesave në mënyrë automatike çdo muaj;
Transparencë e plotë
Anëtarët pajisen me një username dhe password të cilën mund ta përdorin në çdo moment për të kontrolluar llogarinë e tyre personale online. Në këtë llogari paraqiten të gjitha kontributet e kryera, norma e kthimit të fondit dhe informacione të tjera të rëndësishme;
Siguri për të ardhmen
Krijimi i një skeme pensioni në Shqipëri është një domosdoshmëri për këdo. Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.
Afate më të shkurtra të pagesës së përfitimit
Pagesa e përfitimeve të pensionit kryhet brenda 15 ditëve, krahasuar me 30 ditë më parë.
Transparencë dhe informacion i detajuar
Anëtarët pajisen një herë në vit me vërtetimin mbi gjendjen e llogarisë personale, prospektin e fondit, raporte ndërmjetme dhe vjetore, si dhe pasqyrat financiare të audituara.
- Përfitimet për Biznesin
Strategji HR dhe diferencim
Është pjesë e politikave moderne të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga konkurrentët dhe duke ndihmuar në tërheqjen e talenteve cilësore.
Lehtësitë tatimore për punëdhënësin
Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 40,000 lekë në muaj (rreth 480,000 lekë në vit), dhe kjo shumë është e zbritshme për qëllime të tatimit mbi fitimin.
“Vesting period”
Punëdhënësi përcakton në kontratë periudhën e qëndrimit minimal të qendrimit të punonjësit në kompani (“vesting period”) për të përfituar këtë investim. Kjo periudhë është e kufizuar me ligj deri në 5 vjet.
Strategji HR dhe diferencim
Është pjesë e politikave moderne të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga konkurrentët dhe duke ndihmuar në tërheqjen e talenteve cilësore.
Motivim dhe stabilitet
Kontributet në një fond pensioni privat ndihmojnë në uljen e qarkullimit të punonjësve, duke i bërë ata më të qëndrueshëm në kompani, si dhe rrisin motivimin, përkushtimin dhe produktivitetin e tyre, pasi ndihen të vlerësuar dhe të sigurt për të ardhmen e tyre financiare.
Optimizim i paketës së benefiteve
Pensionet private përbëjnë një shtesë të vlefshme të paketës së përfitimeve për punonjësit, duke plotësuar sigurimet shëndetësore ose bonuset tradicionale.
Impakti në reputacionin e kompanisë
Një biznes që kujdeset për të ardhmen financiare të punonjësve shihet si punëdhënës i përgjegjshëm, duke ndikuar pozitivisht në markën e punëdhënësit.
Planifikim afatgjatë financiar
Kontributet në fondin e pensionit shndërrohen në një instrument për menaxhimin më të mirë të kostove të burimeve njerëzore në periudhë afatgjatë.
Përfitimet tatimore nga zbritja nga paga bruto
Blerina kontribuon për pension në një fond pensioni ndërsa Arbeni kursen nga paga e tij në mënyrë individuale në një depozitë apo investim tjetër. Më poshtë paraqitet diferenca që rezulton në të ardhurat neto nga paga nëse ndiqen këto dy mënyra. Diferenca vjen nga trajtimi preferencial që bën Ligji nr. 76/2023 “Për fondet e pensionit privat”dhe ligji mbi Tatimet i Republikës së Shqipërisë në lidhje me kontributet në fondet e pensionit.

Përfitimet e të kursyerit në një kohë sa më të hershme

Të investuarit në fonde pensioni konsiderohet investimi jo i taksueshëm
Të ardhurat nga interesi i bonove dhe i obligacioneve në fondin e pensionit nuk tatohen. Ndërsa po të investoni individualisht në depozita ose në bono dhe obligacione, do ju tatohet e ardhura nga interesi i këtyre aseteve. Të konsideruar në një horizont kohor të largët, efekti i ri-investimit të interesave të pa-tatueshme (interesit të përbërë) zmadhon lehtësinë tatimore të aseteve të fondit duke rezultuar në një akumulim shumë më të madh se investimet individuale. Ky është një ndër avantazhet kryesore që i shtyn individët të kursejnë në fondet e pensionit.
Diferenca midis shumës së akumuluar në një fond pensioni që nuk i tatohet e ardhura (me të kuqe) dhe një shume të akumuluar e cila i tatohet e ardhura (me vishnje) për një afat kohor prej 30 vitesh.
Diferenca midis shumës së akumuluar në një fond pensioni që nuk i tatohet e ardhura (me të kuqe) dhe një shume të akumuluar e cila i tatohet e ardhura (me vishnje) për një afat kohor prej 30 vitesh.
