Skip to content

Fondi i Pensionit Privat "Albsig"

Fondi i Pensionit Privat "Albsig"

Fondi i Pensionit Privat “Albsig” ofron një alternativë për të pasur të ardhura shtesë përveç pensionit të garantuar shtetëror. Ai është krijuar për të adresuar sfidat e sistemit shtetëror, veçanërisht për ata që përballen me rritjen e jetëgjatësisë dhe mungesën e burimeve të mjaftueshme në moshën e pensionit. Targeti i Fondit: Klientë konservatorë me tolerancë të ulët rreziku. Investimet: Vetëm në obligacione afatgjata të Republikës së Shqipërisë, të cilat konsiderohen ndër asetet me rrezikun më të ulët në tregun e kapitaleve. Struktura e Pronësisë: Fondi përbëhet nga një grup obligacionesh të investuara nga kontributet e anëtarëve, me pronësi të përbashkët të gjithë pjesëmarrësve, e cila përfaqësohet nga kuota në fond. Ky fond synon të ofrojë stabilitet financiar dhe një burim të qëndrueshëm të ardhurash shtesë për periudhën e pensionit. Ju lutem shikoni rubrikën: Përfitimet nga Anëtarësimi në Fondin e Pensionit Privat, për t’u informuar mbi avantazhet e aderimit në Fondin e Pensionit Albsig.

Elementet kryesorë të politikës së investimit:

Kontributet e Anëtarëve në Fondin e Pensionit

Çdo pagesë kontributesh do të kryhet në numrin e llogarinë së Fondit  IBAN AL76 2061 1004 0000 1003 2114 7100, të hapur pranë bankës depozitare, Banka Tirana Sh.a, me të cilin Shoqëria Administruese ka lidhur një marrëveshje, e depozituar pranë AMF-së.

Kontributet e investuara në Fond shndërrohen nga Shoqëria Administruese në kuota pensioni. Çdo kuotë përfaqëson një pjesë përpjestimore të pronësisë në asetet e Fondit. Vlera Neto e Aseteve të Fondit përllogaritet duke shumëzuar numrin total të kuotave me çmimin e tyre të ditës.

Shembulli i blerjes së një kuote pensioni:

Nëse pas një periudhe të caktuar çmimi i kuotës do rritej në 1,600 Lekë, vlera e aseteve të anëtarit do jetë e barabartë me 2 (kuota) x 1,600 lekë = 3,200 lekë.

Kur një anëtar në Fond ndërpret përkohësisht apo përgjithmonë pagesën e kontributit, ai mbetet anëtar në Fond me të drejta si anëtarët e tjerë të fondit të pensionit.

ANËTARESIMI DHE TË DREJTAT E ANËTARIT

Mënyra e Aderimit në Fond

Skema Profesionale: Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi (individi) kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin (individin).

Skema Individuale: Në skemën individuale vetëm individi (punëmarrësi) kontribuon në masën e dëshiruar.

Çdo person mund të anëtarësohet në Fond duke nënshkruar një kontratë anëtarësimi individuale nëse do anëtarësohet në mënyrë individuale, apo një deklaratë për pranimin e pjesëmarrjes në një fond pensioni privat të përzgjedhur nga punëdhënësi i tij. Sipas kontratës apo deklaratës së nënshkruar, Shoqëria Administruese do të hapë një llogari personale për çdo Anëtar në regjistrin e Fondit.

Anëtari ka të drejtat e mëposhtme:

PAGESA E PENSIONEVE

Shoqëria Administruese do të ushtrojë edhe veprimtarinë e kryerjes së pagesave të pensionit.

  1. Çdo Anëtar i Fondit, sipas zgjedhjes, ka të drejtë të përfitojë nga pagesa e menjëhershme e vlerës neto të aktiveve në llogarinë e vet, ose nga pagesa periodike në formë pensioni që i përgjigjen kësaj vlere, pa penalitet, vetëm kur përmbush kushtet e mëposhtme:
  2. Kur mbush moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm që zbatohet për atë Anëtar;
  3. 5 vjet përpara se të mbushë moshën e pensionit të parashikuar me ligj për sistemin e pensionit të detyrueshëm;
  4. Kur bëhet i paaftë për punë në mënyrë të përhershme dhe që vërtetohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Me lindjen e së drejtës së marrjes së pagesës së pensionit pa penalitet, aktivet e akumuluara mund të tërhiqen në format e mëposhtme:

  1. Pagesë e menjëhershme;
  2. Pagesë periodike mujore e planifikuar jo më pak se 2 vjet;
  3. Përdorim i vlerës neto të aktiveve të llogarisë së vet, për të blerë një kontratë të sigurimit të jetës në formë “të përvitshme” të lëshuar nga një shoqëri e sigurimit të jetës;
  4. Kombinim i mënyrave të cituara në pikat 1, 2 dhe 3 më sipër.

Në rastin e tërheqjes së parakohshme Shoqëria Administruese do të aplikojë penalitete të cilat do të llogariten mbi vlerën neto të aseteve dhe më konkretisht:

Shoqëria Administruese do të aplikojë tarifat e mëposhtme:

Tarifa e administrimit të Fondit do të jetë 2.5% (dy pikë pesë përqind) në vit e vlerës neto të aseteve të Fondit. Vlera neto e aseteve përbëhet nga vlera e përgjithshme e aseteve e zvogëluar nga zbritja e detyrimeve dhe tarifave deri në datën e vlerësimit;

Në rastin e transferimit të aseteve nga Anëtari në një Fond tjetër të menaxhuar nga një Shoqëri tjetër Administruese, tarifa që do të aplikohet do të jetë 0.5% (zero pikë pesë përqind) e shumës së transferuar.

Komisione të tjera:

Nuk ka komision për anëtarësim.

Nuk ka komision për transferim të fondeve në një fond tjetër (brenda 30 ditëve nga njoftimi për ndryshime në politikën e investimit).

Nuk ka komision për mbyllje apo për ndërprerje të kontributeve.

LEHTËSITË TATIMORE PËR ANËTARIN

Në bazë të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” dhe ligjit nr. 76/2023 “Për Fondet e Pensionit Privat”, ofrohen këto lehtësi për anëtarët:

  1. Zbritje nga të ardhurat personale: Kontributet në Fond zbriten deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi.
  2. Përjashtim nga tatimi për kthimin e investimit: Fitimet nga investimet e Fondit nuk tatohen.
  3. Kontributet e punëdhënësit pa tatim: Nuk konsiderohen të ardhura personale të Anëtarit.
  4. Përjashtim nga TVSH-ja: Blerja e kuotave dhe shërbimet e depozitarit janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
  5. Tatim i ulët për pagesat periodike: Pagesat mbi 2 vite tatohen vetëm për kthimin nga investimi.
  6. Tatim për pagesat e menjëhershme: Pagesat para 2 viteve tatohen sipas legjislacionit mbi të ardhurat personale.
  7. Lehtësi për kontratat e sigurimit të jetës: Trajtohen si pagesat periodike të pensionit.