Të dashur anëtarë,
Ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i keni dhënë Albsig Invest, duke na besuar administrimin e kursimeve dhe investimeve tuaja.
Në kuadër të angazhimit tonë të vazhdueshëm për inovacionin, transformimin digjital dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, Albsig Invest ka zhvilluar një platformë të re Selfcare për aksesin online të fondeve tuaja, me funksionalitete të zgjeruara, teknologji bashkëkohore dhe mekanizma të avancuar sigurie.
Kjo platformë është një tjetër hap në përpjekjen tonë për t’ju ofruar një përvojë digjitale më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt, duke ju mundësuar akses të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar në informacionin mbi investimet tuaja.
Çfarë sjell platforma e re Selfcare?
Nëpërmjet platformës së re, ju do të mund të:
- Kontrolloni investimet tuaja: Shikoni gjendjen dhe ecurinë e investimeve tuaja në Fondin e Pensionit Privat dhe Fondin e Investimit.
- Aksesoni dokumentet online: Shikoni dhe shkarkoni dokumentet tuaja elektronike, të pajisura me vulë digjitale.
- Përfitoni nga një akses më i sigurt: Përdorni një proces të përmirësuar identifikimi dhe autentifikimi, nëpërmjet fjalëkalimit dhe kodit të përkohshëm të sigurisë (OTP), të dërguar në adresën tuaj të emailit. Ky shërbim do ofrojë ndryshimin e fjalëkalimit dhe rikuperimin e tij nga vetë anëtari.
- Shfrytëzoni një përvojë të përmirësuar: Përfitoni nga një platformë më moderne, funksionale dhe e përshtatur me zhvillimet më të fundit teknologjike.
Kalimi në platformën e re – 1 dhjetor 2026
Ju informojmë se duke filluar nga data 1 dhjetor 2026, shërbimi Selfcare do të ofrohet ekskluzivisht nëpërmjet platformës së re. Platforma aktuale do të zëvendësohet plotësisht dhe nuk do të jetë më e aksesueshme pas kësaj date.
Për të garantuar një kalim sa më të lehtë dhe pa vështirësi në platformën e re, ju lutemi të ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
- Për anëtarët që nuk kanë një adresë emaili të regjistruar pranë Albsig Invest
Ju lutemi të kontaktoni sa më parë Albsig Invest për të regjistruar adresën tuaj personale të emailit.
Regjistrimi i adresës së emailit është i domosdoshëm për aksesimin e platformës së re, pasi procesi i identifikimit do të realizohet nëpërmjet dërgimit të një kodi të përkohshëm sigurie (OTP) në adresën tuaj të regjistruar.
Ju rekomandojmë që regjistrimi ose përditësimi i adresës së emailit të kryhet përpara datës së kalimit në platformën e re të Selfcare, për të siguruar akses të pandërprerë.
- Për anëtarët që kanë tashmë një adresë emaili të regjistruar pranë Albsig Invest
Duke filluar nga data 1 dhjetor 2026, do të merrni një email individual nga Albsig Invest, në adresën tuaj të regjistruar, me informacionin mbi fjalëkalimin e ri të përkohshëm dhe udhëzimet për aksesimin dhe përdorimin e platformës së përmirësuar Selfcare.
Për arsye sigurie, ju rekomandojmë të ruani konfidencialitetin e kredencialeve tuaja të aksesit dhe të mos i ndani ato me persona të tjerë.
Në rast se hasni vështirësi gjatë procesit të identifikimit ose përdorimit të platformës, mund të kontaktoni Albsig Invest nëpërmjet kanaleve zyrtare të komunikimit të mëposhtme, për të marrë asistencën e nevojshme.
Angazhimi ynë për një shërbim gjithmonë e më të mirë
Në Albsig Invest besimi ndërtohet përmes transparencës, përgjegjshmërisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve.
Për këtë arsye, ne vijojmë të investojmë në teknologji, inovacion dhe siguri, duke modernizuar sistemet tona dhe mënyrat e komunikimit me anëtarët e fondeve. Synimi ynë është t’ju ofrojmë gjithmonë një përvojë sa më cilësore, akses të lehtë në informacionin tuaj dhe standarde bashkëkohore në ofrimin e shërbimeve financiare.
Përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve tona mbetet një angazhim i përhershëm, më synimin për të forcuar besimin tuaj dhe për të garantuar transparencë në çdo fazë të marrëdhënies tonë.
Teknologjia na afron më shumë me ju. Besimi juaj na motivon të përmirësohemi çdo ditë!
Ju falënderojmë që jeni pjesë e Albsig Invest dhe që na besoni të ardhmen e investimeve tuaja.
Me respekt,
ALBSIG INVEST SH.A.
Për informacion dhe asistencë:
- Adresa: Downtown One, Bulevardi Bajram Curri, Kati 16, Tiranë
- Telefon: +355 4 225 4664
- Mobile: +355 69 60 99 922
- Email: [email protected]
- Website: albsiginvest.al


