Historiku
Albsig Invest Sh.a., Shoqëria Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, është një shoqëri aksionare, me seli në Rrugën e Barrikadave, Albsig HQ, Kati 8, Tiranë. Albsig Invest Sh.a është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më datë 04.10.2019.
Albsig Invest Sh.a është licensuar Shoqëria Administruese me vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nr. 210, datë 22.11.2019 “Për të vepruar si shoqëri administruese e fondeve të pensionit vullnetar në mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensionit vullnetar dhe kryerjen e pagesave të pensionit, si dhe për administrimin e aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive” (Licensa nr. 5, datë 22.11.2019 pa afat). Me vendimin e mësipërm AMF miratoi edhe Fondin e Pensionit Vullnetar Albsig.
Me vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), nr. 255, datë 30.12.2019, u miratua Fondi i Investimit Albsig Standard.
Albsig Invest Sh.a mbikëqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Struktura e Aksionerëve të Shoqërisë Administruese
Aksioneri i vetëm i shoqërisë është Albsig Jetë Sh.a, i cili zotëron 100% të aksioneve.
Shoqëria Administruese mund të ketë nën administrim një ose disa fonde pensioni dhe një ose disa fonde investimi ne të njëjtën kohë.
Aktualisht Albsig Invest Sh.a ka nën administrim Fondin e Pensionit Vullnetar Albsig dhe Fondin e Investimit Albsig Standard.
Objektivat e Shoqërisë Administruese
- Mbledhja dhe investimi i fondeve të pensionit vullnetar si dhe kryerja e pagesave të pensionit;
- Administrimi i fondeve të pensionit vullnetar dhe aseteve të sipërmarrjes së investimeve kolektive.