Këshilli i Administrimit

Këshilli i Administrimit është organi më i lartë i Shoqërisë Administruese i cili kontrollon dhe mbikëqyr zbatimin e politikave tregtare dhe zhvillimin e biznesit të Shoqërisë Administruese. Ai kujdeset që Shoqëria Administruese të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit, miraton politikat financiare, të investimit, Prospektin duke siguruar kështu administrimin e drejtë të Shoqërisë Administruese dhe përgjegjshmërinë kundrejt publikut për veprimet, angazhimin dhe rezultatet e saj. Këshilli përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë si më poshtë:

Z. Irfan LAMI: Kryetar i Këshillit të Administrimit

Z. Irfan Lami ka karrierë të gjatë në fushën financiare prej vitit 1995. Z. Lami ka eksperiencë disavjeçare pranë ISSH në fushën e pensioneve, financës dhe auditimit. Ka eksperiencë mbi 18 vjeçare në menaxhimin financiar dhe drejtues të shoqërive të sigurimeve në Shqipëri dhe Kosovë. Prej vitit 2015 është Drejtor i Departamentit të Financës të Shoqërisë Albsig Sh.a. Z. Lami zotëron diplomë universitare e integruar e nivelit të dytë në Financë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, që nga viti 1995. Z. Lami ka kryer trajnime të shumta në fushën e menaxhimit financiar dhe të riskut.

Z. Dritan KASTRATI: Anëtar i Këshillit të Administrimit

Z. Dritan Kastrati ka një eksperiencë disavjeçare pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, si specialist i trajtimit të dëmeve, sekretar i Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve/Komisioneve dhe administrimit të praktikave të BSHS. Z. Kastrati prej vitit 2015 është pjesë e Albsig Sh.a si Drejtor i Departamentit të Dëmeve dhe Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm. Z. Kastrati zotëron diplomë master në Administrim Publik nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës . Z. Kastrati ka kryer trajnime të shumta në fushën e menaxhimit (publik dhe të shoqërive private), të sigurimeve, trajtimit të dëmeve dhe riskut.

Z. Elvis BEQIRI: Anëtar i Këshillit të Administrimit

Z. Elvis Beqiri prej vitit 2017 është pjesë e shoqërisë Albsig Sh.a si Drejtor i Sigurimit të Përgjegjësive. Z. Beqiri ka një eksperiencë 14 vjeçare në fushën bankare në pozicione të ndryshme si Drejtor Departamenti, Drejtues Dege, etj. Z. Beqiri zotëron diplomë master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti Polis dhe IPAG Business School, Paris. Z. Beqiri ka kryer trajnime të shumta në fushën e menaxhimit dhe financiare.

Z. Elton KORBI: Anëtar ekzekutiv i Këshillit të Administrimit

Z. Elton Korbi është aktualisht Administrator i Përgjithshëm i Albsig Invest Sh.a. Z. Korbi ka një eksperiencë mbi 13 vjeçare në sektorin bankar në banka tregtare dhe në Bankën e Shqipërisë, në fushën e auditimit, mbikëqyrjes, kontabilitetit dhe analizës financiare. Z. Korbi zotëron diplomë universitare të integruar të nivelit të dytë në Financë nga Universiteti i Tiranës si dhe diplomë master në Administrim Biznes (MBA) nga Universiteti Epoka. Z. Korbi nga viti 2015 është duke ndjekur studimet për marrjen e certifikatës ACCA (Association of Chartered Certified Accountants). Z. Korbi ka zhvilluar trajnime të shumta në fushën e auditimit, mbikëqyrjes, menaxhimit të riskut, menaxhimit financiar dhe buxhetimit nga institucione prestigjioze si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Deutsche Bundesbank, BaFIN, Banque de France, etj.

Z. Admir RAMADANI: Anëtar ekzekutiv i Këshillit të Administrimit

Z. Admir Ramadani është aktualisht Drejtor i Investimeve dhe Zëvendës Administrator i Përgjithshëm i Albsig Invest Sh.a. Z. Ramadani ka një eksperiencë 13 vjeçare në sektorin bankar, nga të cilat 5 vjet në fushën e investimeve si dhe 8 vite në fushën e menaxhimit të risqeve. Z. Ramadani zotëron dy diploma në Ekonomiks dhe Matematikë nga Universiteti Amerikan në Bullgari. Z. Ramadani zotëron titullin CFA (Chartered Financial Analyst) që nga Tetor 2012.

Komiteti i Investimeve

Komiteti i Investimit është përgjegjës për menaxhimin e procesit të investimit. Komiteti ka si detyra kryesore të:

  • Ndërtojë një portofol duke marrë vendime për investime që përkojnë me objektivat, kufizimet, vlerësimet e tregut të kapitalit, dhe alokimin e aseteve;

  • Monitoron  objektivat e investimit të fondit duke respektuar limitet e alokimit të aseteve;

  • Monitoron performancën dhe shpenzimet e fondeve;

  • Vendos komunikim të vazhdueshëm me Këshillin e Administrimit, pjesëmarrësit e fondit, dhe siguron materiale edukuese për anëtarët;

  • Rekomandon procedura operacionale që forcojnë administrimin e fondeve.