Njoftim dhe urimi i fundvitit nga Albsig Invest

Të nderuar klientë dhe partnerë të Albsig Invest, Fondit të Pensionit Vullnetar Albsig dhe Fondit të Investimit Albsig Standard,

Çfarë viti!

2020-ta ishte padyshim një sfidë, por ne jemi mirënjohës për të gjitha ato që na ka mësuar ky vit.

Ne jemi mirënjohës që kemi klientë me mendje kaq frymëzuese, të forta, të bukura që na bëjnë më të mirë çdo ditë.

E rëndësishme dhe mbi gjithçka është që të gjithë klientët, partnerët dhe kolegët e Albsig Invest që u përballën me Covid-19 gjatë këtij viti, janë mirë me shëndet bashkë me familjet e tyre.

Gjithashtu, duke u nisur edhe nga situata e krijuar, duam t’ju njoftojmë se komisioni/shpenzimi vjetor i Audituesit të Jashtëm për Fondin e Investimit Albsig Standard për vitin 2020 nuk do i mbahet Fondit, por do mbulohet nga Shoqëria Administruese Albsig Invest.

Ju urojmë një 2021 të gjallë, sa më frymëzues dhe plot shëndet. Faleminderit që jeni me ne.

Pushime të Gëzuara!

Sinqerisht, 

Elton Korbi

Administrator i Përgjithshëm, Albsig Invest Sh.a

Open chat
Na kontaktoni!
Përshendetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?

📢 Njoftim Ligjor për Anëtarët e Fondeve të Pensionit Privat

Shoqëria Administruese Albsig Invest sh.a është pajisur me licencat përkatëse nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në përputhje me ligjin e ri nr. 76/2023 "Për fondet e pensionit privat" dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

Ligj i ri përmirëson transparencën, ofron lehtësira fiskale dhe siguron kushte më të favorshme për anëtarët e fondeve të pensionit.

📄 Ju ftojmë të njiheni me prospektet e reja të fondeve Albsig Pension dhe Smart Pension , të disponueshme në zyrat tona qendrore ose në faqen zyrtare.

📍 Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Albsig HQ, Kati 16, Tiranë

 Albsig Invest, mbetet e përkushtuar për t’ju ofruar mundësi investimi të qëndrueshme dhe të besueshme për ju.

Faleminderit!