14 Udhëzime për të shmangur sa më shumë prekjen nga Koronavirus

1. Lani shpesh duart
2. Mos prekni me duar sytë, hundën apo gojën
3. Mbuloni gojën dhe hundën kur tështini
4. Gjithmonë mbani shami letre me vete për t’i përdorur për kollën dhe tështimat
5. Lani duart me ujë e sapun dhe përdorni dezinfektantë
6. Shmangni kontaktin e afërt me personat e prekur nga infeksionet respiratore akute
7. Mos merrni antibiotikë, përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku
8. Pastroni sipërfaqet me dezinfektantë me bazë klori dhe alkooli
9. Përdorni maskë vetëm nëse dyshoni se jeni sëmurë ose ndihmoni njerëz të sëmurë
10. Produktet “Made in China” ose pakot që vijnë nga Kina nuk janë të rrezikshme
11. Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin e ri
12. Kontaktoni numrin e urgjencës kombëtare 127 në rast se keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga një prej vendet e prekura dhe keni shenja të sëmundjes
13. Telefononi 127 nëse keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje
14. Nëse keni udhëtuar nga një zonë e prekur nga koronavirusi, qëndroni në vetëkarantinë për 14 ditë
Kjo është mënyra më e mirë për të ngadalësuar përhapjen e pothuajse të gjitha mikrobeve, përfshirë Koronavirusin!
Open chat
Na kontaktoni!
Përshendetje!
Si mund t'ju ndihmojmë?